Çmimet e frutave dhe perimeve ne tregjet e Tiranes vijojn te mbeten njesoj ne keto dite te fundit te vitit.
Bashkia
e Tiranes dhe Agjencia per Mbrojtjen e Konsumatorit beri nje tjeter
kontroll ne nje nga tregjet e kesaj kategorie ne kryeqytet.

Drejtori i Zyres per Mbrojtjen e Konsumatorit, Geron Ibrahimi gjate nje inspektimi ne tregun e ”pazarit te ri” konstatoi se cmimet ne pergjithesi nuk kane ndryshuar ne kete periudhe, duke perjashtuar ketu vetem disa produkte te importuara te cilat jane kthyer serish ne nje nivel normal.

Gjithashtu drejtuesi i Zyres se Konsumatorit, shtoi se hapja e tregut provizor nga ana e Bashkise deri me tani nuk eshte i nevojshem duke marre parasysh se situata e çmimeve eshte nen kontroll. 

Top Channel