Gjashtë dëshmitarë rrëfyen para gjykatës
penale momentet e tmerrit, kur përpara fytyrës kishin një pistoletë dhe
një njeri të maskuar që u kërkonte para.

Njëra prej tyre, Elisa Bele i tregoi gjykates se i pandehuri Viktor Gushi duke parë orën kishte qëlluar me pistolete ne drejtim të drejtoreshës së Bankes, pastaj e kishte kercenuar vajzen t’i mbushte qesen me leke.

“Ai ishte i maskuar dhe me doreza në duar, kur ia mbusha qesen, me tha hidh akoma leke, une hidhja dhe ai duke u nxituar me thoshte hidh prape. Kisha pistoletën në kokë dhe ai moment ishte i tmerrshëm”, tha dëshmitarja, e cila pavarësisht se po ritregonte një ngjarje të 2009, gjurmët e saj ishin të dukshme.

Të njëjtën skenë, por per grabitje te tjera treguan ne procesin me dyer te mbyllura edhe deshmitaret Suela Bregu, Anita Bonata dhe Enida Greca te cilat nuk harruan te theksojne se grabitesi Gushi ishte shume i shpejte ne veprimet qe kryente dhe i mjaft agresiv dhe se ne nje rast kishte qelluar me shkelm rojen e nje filiali ne kryeqytet, pasi punonjesi nuk ishte shtrire per toke sikurse grabitesi kishte urdheruar.

Por avokatja Vjollca Pustina i tha gjykates se te gjitha keto deshmi që shpjegojnë serinë e grabitjeve te bankave jane të panevojshme, pasi klienti i saj Viktor Gushi ka pohuar vete skemen qe ndiqte se si ai grabiste.

Viktor Gushi i cili per policine para se te arrestohej kishte nofken ‘njeriu i te premtes’, pasi kjo ishte dita e tij me fat, akuzohet per 15 vepra penale mes te cilave grabitje me pasoje vdekjen e dy personave, vjedhje me arme ne tete raste, vjedhje e mbetur ne tentative ne pese raste dhe plagosje e rende me dashje ne tre episode.
Gjykata ka vendosur të zhvilloje per Gushin gjykim të zakonshëm, duke refuzuar kërkesën e tij për gjykim të shkurtuar.

Top Channel