Aksident i rëndë në Kukës-Kalimash, 3 të vdekur

24/12/2012 00:00

Tre persona kanë humbur jetën, ndërkohë që dy të tjerë kanë mbetur të
plagosur në një aksident tragjik të ndodhur pasditen e sotme në
autostradën Kukës-Kalimash, pranë vendit të quajtur Kolsh.

Në aksident humbën jetën 28-vjeçari Lekë Margjoni, 23- vjeçari Miriam Doda dhe shtetasi Ilmi Pira, ndërsa të plagosur kanë mbetur Gjelosh Lata dhe Sokol Pulaj nga Fushë-Kruja.

Sipas informacioneve të policisë, në këtë aksident janë përfshirë një automjet tip kamion dhe një fuoristradë të cilat për shkak të shpejtësisë së madhe, janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si rezultat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme dy persona, ndërsa tre të tjerë kanë mbetur të plagosur, por njëri prej të plagosurve nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të Kukësit. Ndërkohë, njëri nga të plagosurit është dërguar për ndihmë të specializuar mjekësore në Spitalin Ushtarak për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.

Top Channel