Të përndjekurit, lamtumira e Karamuçës

23/12/2012 15:20

Miq, shokë dhe ish-të përndjekur politike i kanë bërë homazhe trupit të Shpëtim Karamuçës, 74-vjeçarit i cili humbi jetën për shkak të një sëmundje të pashërueshme.

Arkivoli me trupin e të ndjerit u vendos për të kryer ritet e fundit pikërisht në vendin ku u zhvillua dy muaj më parë greva e urisë.

Jeta e Karamuçës ka qenë nje ferr, me 26 vjet burg që nga mosha 16-vjeçare dhe me pushkatimin e të gjithë familjes.

”Komunistat i vranë nënën tek pragu shpisë pasi ishin bejlerë. Tre vjet më pas i pushkatuan babain. 16 vjeç futet në burg, endet rrugëve pa përkrahje. i bëri 26 vjeç dhe nuk ia mbyllën gojën. Amanetet e tij, pasi e dinte që po vdiste, ishin për bashkim për t’i thënë stop të keqes nga njerëzit që shesin vendin e tyre, por protesta tona do të vazhdojnë deri në vdekje”, deklaroi Gjergj Ndreca, i përndjekuri që i vendosi flakën vetes gjatë grevës më parë gjatë vitit.

Karamuça ishte një pjestar i grevës se urisë, në një protestë të hapur ndaj qeverise, në të cilën u fut si i pastrehë, pa pension dhe me një kancer në laring qe i mori edhe jeten.

Top Channel