Ndërron jetë ish-grevisti Shpëtim Karamuça

22/12/2012 00:00

Ndërron jetë ish i përndjekuri politik, Shpëtim Karamuça. 74-vjeçari i
cili ishte një nga protagonistët kryesorë të grevës së urisë së ish të
përndjekurve politikë, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në banesën e
tij.

Lajmi bëhet i ditur nga instituti i ish të përndjekurve politikë. Karamuça vuante nga një sëmundje e rëndë dhe e pashërueshme. Ai ishte edhe pjesë e sekretariatit të AK për ish-të përndjekurit politikë.

Ish i përndjekuri Shpëtim Karamuça, ishte një ndër shembujt tipikë të kësaj shtrese të shoqërisë, i pastrehë, pa pension, me kancer në laring dhe me 26 vite burg mbi shpinë.

Top Channel