Lame dhe Shkreli denoncojnë dëmtimin e Parkut të Liqenit

22/12/2012 00:00

Punimet në rrugën e Elbasanit janë pezulluar dhe ende nuk ka një leje të
firmës që po kryen punimet në këtë nyje të rëndësishme të qarkullimit
rrugor në kryeqytet.

Ky eshte shqetesimi i  kreut te shoqates per mbrojtjen e trashegimise kulturore  Artan Lame,  i cili ka theksuar se ne kete pike te rruges se Elbasanit duket qarte, se punimet jane ndalur dhe nuk ka asnje makineri.

“Punimet janë braktisur tërësisht dhe ajo copë rruge që u shkallmua pjesë e parkut, duket që përdoret vetëm si parkim për makina, pa folur më tej për sigurinë e mjeteve që kalojnë natën pa asnjë sistem të ruajtjes dhe mbrojtjes teknike. Ende nuk është paraqitur asnjë lloj dokumentacioni zyrtar për çfarë po bëhet dhe derisa arritëm në këtë fazë ku çdo gjë ështe braktisur gjithcka në mënshirë të fatit. Për asfaltimin mund të pengonte moti i ftohtë dhe shirat, por jo për të kryer punimet, sepse kjo është faza që duhet t’i paraprinte kësaj gjëje”, tha Lame.

Arkitekti Artan Shkreli ka kujtuar edhe nje here premtimin e kryeministrit, qe i gjithe rrethimi i Pallatit te Brigadave do te rivendoset njesoj siç ka qene me pare per te ruajtur vlerat e trashegimise kulturore.

“Në të njëjtën gjë bënë me Hotel Dajtin,i cili pasi u mor u grabit deri në fund është braktisur, e njëjta gjë ndodhi me Piramidën, e cila pasi u mor u grabit deri në fund dhe tani është braktisur, e njëjta histori ndodh me rrethimin dhe fortifikimin e Pallatit të Brigadave, të cilat pasi u morën u shkatërruan dhe janë braktisur”, tha Shkreli.

Por ndersa aktivistet per mbrojtjen e trashegimise kulturore denoncojne pezullimin e punimeve, ne kete zone ku jane prere 2 hektarë pyll dhe eshte zhvendosur i gjithe rrethimi i Pallatit te Brigadave, Drejtoria e  Përgjithshme e Rrugeve ka deklaruar se pezullimi i punimeve ka ardhur ne kete periudhe te fundvitit per shkak te festave. Punimet ne kete rruge duhet te mbyllen ne fund te vitit 2014 dhe Bashkia deklaron se nuk ka asnje njoftim per pezullim punimesh.

Top Channel