Gjirokastër, sekuestrohen 135 kg marijuanë

21/12/2012 00:00

Policia e në Gjirokastër ka sekuestruar ditën e sotme 135.5 kilogramë
marijuanë. Operacioni është kryer pas informacioneve të marra në rrugë
operative se një sasi droge që vinte nga Lazarati do të transportohej
drejt Greqisë.

Droga është kapur në aksin rrugor Kordhocë –Sofratikë në një automjet tip golf pa targa, ndërsa drejtuesi i mjetit ka braktisur automjetin dhe nuk është bërë i mundur arrestimi i tij nga policia.

Nga kontrolli i ushtruar në mjetin e braktisur janë gjetur 123 pako të mbështjella me natriban, ndërkohë polica informon se ka bërë të mundur identifikimin e drejtuesit të mjetit me të cilin është transportuar, droga por për arsye hetimi nuk bëhet publik.

Top Channel