Benzinë taksisë, i vënë flakën me automatik

21/12/2012 00:00

Persona ende të paidentifikuar i kanë vënë flakën makinës së një
taksisti në Kuçovë, e cila ndodhej e parkuar para pallatit të tij.

Mësohet se fillimisht ata e kanë lyer makinën me benzinë dhe më pas i kanë vënë flakën nën breshërinë e automatikut. Ngjarja është shënuar gjatë mbrëmjes së të mërkurës. Pasi makina është përfshirë nga flakët, të ndihmuar edhe nga errësira, autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes. Makina, tip “Mercedes Benz Elegancë”, me targa AA 113, në pronësi të Vangjel Grekut, është shkrumbuar tërësisht.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, të cilat nuk kanë konfirmuar asnjë pistë hetimi dhe nuk kanë ende një emër të dyshuar për këtë ngjarje të rëndë. Pronari i automjetit punonte si taksist nga Kuçova në Athinë prej disa vitesh. Burime nga vendi i ngjarjes pohojnë se ngjarja mund të ketë ndodhur për konflikte të vjetra mes familjes së taksistit dhe personave të tjerë.

Top Channel