Argjentinë, digjet flamuri britanik

21/12/2012 10:40

Tensionet mes Britanisë së Madhe dhe Argjentinsë, lidhur me sovranitetin mbi Ishujt Falkland ( Argjentina i njeh me emrin Malvines), vijojnë të mbeten të larta.

Normal
0

false
false
false

MicrosoftInternetExplorer4

/* Style Definitions */
table.MsoNormalTable
{mso-style-name:”Table Normal”;
mso-tstyle-rowband-size:0;
mso-tstyle-colband-size:0;
mso-style-noshow:yes;
mso-style-parent:””;
mso-padding-alt:0in 5.4pt 0in 5.4pt;
mso-para-margin:0in;
mso-para-margin-bottom:.0001pt;
mso-pagination:widow-orphan;
font-size:10.0pt;
font-family:”Times New Roman”;
mso-ansi-language:#0400;
mso-fareast-language:#0400;
mso-bidi-language:#0400;}

Qindra persona, me pankarta kundër Britanisë dhe kryeministrit Cameron u mblodhën para selisë së ambasadës britanike në Buenos Aires. Ata dogjën flamurin e Britanisë së Madhe dhe bënë thirrje për largimin e “pushtuesve” nga Ishujt Malvines (Falkland).

Protesta mbërriti pas një komenti të kryeministrit Cameron, i cili edhe njëherë tjetër përsëriti qendrimin për sovranitetin e Ishujve Falkland duke deklaruar se Londra nuk do të bëjë kurrëfarë lëshimi karshi Argjentinës, nëse nuk vendos më parë popullsia e ishujve.

“Ne nuk do të ulemi kurrë në një tryezë ku do të diskutohet sovraniteti Ishujve Falkland. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse populli i Ishujve Falkland e dëshiron një gjë të tillë. Kjo është e vetmja rrugë demokratike që ne do të ndjekim”, deklaroi Cameron.

Presidentja Argjentinase, Fernandez, gjatë një fjalimit të saj në një samit të vendeve të Amerikës Latine, mbajtur në mes të dhjetorit të 2011, u shpreh për një “betejë të përjetëshme” të Argjentinës për Ishujt Falkland. Ajo madje akuzoi Londrën se është e gatshme të bëjë luftë me cilindo shtet sovran për të shfrytëzuar burimet natyrore të tij.

Ishujt Falkland ndodhen nën kontrollin e “Kurorës” që prej
vitit 1830. Në vitin 1982 për sovranitetin e këtyre ishujve u zhvillua edhe një
luftë e shkurtër, por e përgjakshme mes Argjentinës dhe Anglisë. Argjentina
ndërhyri ushtarakisht duke marrë kontrollin e ishujve, kontroll të cilin do të
mbante jo më shumë se 2 muaj, pasi Britania e Madhe, e udhëhequr në atë kohë
nga kryeministrja Margaret Thatcher, dërgoi flotën detare e ajrore dhe forca të
tjera këmbësorie duke rimarrë ishujt. Që pas kësaj lufte marrëdhëniet mes dy
vendeve mbeten të ftohta.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA