Rrëfimi i 24-vjeçares rome me dy diploma për uneflas.al

20/12/2012 00:00

Enerida Isufi, 24 vjeç banon në Korçë. Sapo përfundoi studimet në Tiranë
në dy fakultete ka nisur kërkimet për punë. Ka trokitur në shumë dyer
për të kërkuar punë në profilin saj. Eshtë diplomuar për marrëdhënie
publike dhe komunikim, si dhe në Drejtësi.

Enerida ka sakrifikuar jashtezakonisht shume per te ndjekur studimet ne dy fakultete, eshte perballur me paragjykime dhe mure te ngritura por ja ka dale mbane e megjithate 24-vjecaren askush nuk e pranon dhe ajo e di arsyen.

“Janë krijuar stereotipe dhe paragjykime në lidhje me këtë minoritet. Ky është një lloj diskriminimi aq më tepër rastet reale, që të paktën jo vetëm unë, por pjesa më e madhe e të rinjve romë të diplomuar përballen, janë për t’u dalluar si raste diskriminimi”, thotë vajza.

Enerida eshte krenare qe i perket komunitetit rom. Ajo flet duke treguar rastet konkrete kur e kane refuzuar. Vajza ka marre persiper nje pergjegjesi shume te madhe. Ajo po thyen tabute dhe klishete raciale te krijuara per komunitetin rom ne Shqiperi.

Tashmë Enerida e sheh jetën si një sfidë të dyfishtë pasi përballet me një treg pune tepër konkurues, por edhe me paragjykimet për origjinën e saj. Është rome dhe nuk e fsheh në asnjë moment, dëshiron që emri rom të jetë mburoja e saj dhe jo barriera.

Teksa ecën në rrugë ajo është njësoj si gjithë të tjerët, por kujton se të gjithë e injorojnë, e paragjykojnë për faktin që është rome, nuk marrin as mundimin për ta njohur. Enerida në të vërtetë është një vajzë për t’u admiruar. Është krenare për komunitetin të cilit i përket, për gjithçka ka bërë për të rrëzuar paragjykimet dhe për faktin që asnjëherë nuk është nënshtruar.

Top Channel