Fushë-Kruja apo Kandahar

20/12/2012 00:00

Fushë-Kruja është një nga qytetet me situatën më të keqe në
infrastrukturë dhe në mjedis. Trafik i rënduar pa asnje rregull, nga
1500 kamionë të rëndë me çimento apo gëlqere që kalojnë mespërmes
qytetit në çdo orë të ditës.

Puseta të hapura, mbetje urbane që depozitohen natën në brigjet e lumit Zezë dhe janë të pakontrolluara nga pushteti vendor dhe mjedisorët, e kanë bërë jetën e qytetarëve të Fushë-Krujës tejet të vështirë. Ata ndjehen të braktisur nga pushteti vendor, ai qëndror dhe përplasjet midis tyre, ndërsa cilësia e jetës në komunitet ka rënë.

Mbetjet urbane vijojnë të depozitohen në fshatin Halil ku është përcaktuar me vendim të Këshillit Bashkiak venddepozitimi për qytetin me afro 10 mijë banorë. Por vetem depozitohen se me pas nuk ka asnje sistemim, ruajtej dhe kujdes per te mos u kthyer ne burim ndotje. Gjurmët e djegies së tyre janë të dukshme dhe bashkë me veprimtarinë e furrave të gëlqeres dhe guroren në të njëjtin fshat rrisin nivelin e ndotjes.

Megjithatë fuqia reaguese e pushtetit vendor ndaj ndotjes, përmirësimit të infrastrukturës dhe lehtësimit të trafikut që mbeten në qendër të shqetësimit qytetar, mbetet në nivel konstatimi.

Në dalje të qytetit ndodhet dhe lapidari i heroinës Shote Galica, i rrethuar nga ujërat dhe barërat e këqija.

Top Channel