Elbasan, grabitet dhe plagoset kambisti

19/12/2012 00:00

Një kambist është qëlluar me armë zjarri dhe me pas eshte grabitur sot
ne qytetin e Elbasanit. Ngjarja eshte shenuar ne lagjen Kala ku
50-vjeçari Xhemal Lici eshte qelluar me dy plumba pistolete.

Sipas deshmitareve ne vendngjarje Licit i eshte zene prite nga 4 persona te cilet pasi e kane qelluar, e kane grabitur dhe me pas jane larguar me nje makine.

50-vjeçari i cili mori nje goditje ne shpatull dhe nje ne kembe pasi ka marre ndihmen e pare ne spitalin e Elbasanit eshte derguar drejt Spitalit Ushtarak pasi gjendja e tij eshte renduar. Policia eshte vene ne ndjekje te autoreve te ketij krimi i cili ndodhi mengjesin e sotem shume prane qendres se qytetit. Ende nuk dihet shume qe i eshte grabitur kambistit, nderkohe ai po lufton per mbijetese ne Spital Ushtarak. Sipas policise autoret jane larguar ne drejtim te paditur nderkohe qe po punohet per identifikimin e tyre. Vetem 3 dite me pare u grabit me arme zjarri nje argjendari, autoret e se ciles ende nuk jane ndaluar.

Top Channel