Dyshime për vjedhje, dhunohen dy vëllezër të mitur

18/12/2012 00:00

Dyshimet se dy vëllezër të mitur u kishin hyrë në shtëpi dhe u kishin
vjedhur ka bërë që dy persona të marrin peng adoleshentët dhe t’i
keqtrajtojnë për dy orë.

Autorët e dyshuar të ngjarjes, të cilët janë arrestuar nga policia, i kanë goditur me shpulla dhe shqelma fëmijët, me qëllim që të pranojnë vjedhjen, por kur nuk ka dalë gjë prej tyre, i kanë lënë të lirë.

Menjëherë, të miturit i janë drejtuar policisë për ndihmë, e cila ka bërë arrestimin e të dyshuarve. Ngjarja në fjalë ka ndodhur pasditen e të dielës në qendër të qytetit të Fierit. Ndërkaq, pasi i kanë keqtrajtuar, agresorët i kanë lënë të lirë dy vëllezërit e mitur.

Top Channel