Ndërprerjet e energjisë

17/12/2012 00:00

Nisur nga ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në kryeqytet,
qytetarët kanë shtuar konsumin e gazit dhe përdorimin e sobave me dru si
për ngrohje e gatim.

Të pyetur nga Top News, disa qytetarë që banojnë në apartamente thonë se edhe pse çmimi i gazit është rritur, ata nuk kanë alternativë tjetër. Ndërsa për ata që kanë shtëpi private, zgjidhja është soba me dru.

Sipas qytetarëve, edhe pse i kushton shumë xhepit të tyre, ata kanë shtuar buxhetin për gazin dhe drutë, pasi thonë se nuk besojnë se gjatë festave do të kenë furnizim normal me energji elektrike.

Ndërkohë pas gati 10 ditësh ndërprerje energjie, në zonën e Selitës kompania CEZ ka rikthyer mbrëmjen e së dielës energjinë elektrike.

Ende nuk ka asnjë reagim nga kompania CEZ se cfarë masash ka marrë ajo për përballimin e furnizimit me energji gjatë festave të mëdha të fundvitit kur dihet se gjatë këtyre ditëve rritet konsumi i energjisë.

Top Channel