Enti Rregullator i Energjise Elektrike ka lëshuar në oret e vona ultimatumin  për kompaninë CEZ, duke i kërkuar që të mos realizoje me nderprerje te tjera.

Nëpërmjet drejtorit juridik te ketij institucioni, zotit Eduart Elezi , ERE thekson se ndërprerja e energjisë është në kundërshtim me çdo akt ligjor.

”Enti Rregullator i Energjisë, me shqetësim po konstaton ndërprerjen e energjisë elektrike në Tiranë dhe shumë zona të tjera të vendit. Duke konstatuar këtë, shkak janë defektet e shumta që ka kompania e shpërndarjes së energjisë elektrike, gjithashtu edhe mënyra teknike e kompanisë se shpërndarjes, e cila ka patur stakime afatgjata që janë në kundërshtim me çdo akt ligjor”, deklaroi Elezi.

Zoti Elezi, nëpërmjet këtij komunikimi me mediat, shpalli edhe kërkesat urgjente ndaj CEZ-it: ”Kërkojme nga CEZ-i që të përmirësojë dhe rregullojë situatën. Të marrë të gjitha masat për zbatimin, të ndaloje ndërprerjen e energjisë elektrike, keshtu që CEZ-i duhet të marrë të gjitha masat në mirëmbajtjen e aseteve të saj”.

Top Channel