Gramsh, Bashkia në alarm për fonde

15/12/2012 00:00

Në prag të festave të fundvitit Bashkia e Gramshit ka dhënë alarmin SOS për shkak të mungesës së fondeve.

Perveç punonjesve te administrates se saj, te cilet nuk paguhen prej 5 muajsh, tashme nuk paguhen as personat me aftesi te kufizuara dhe as ata qe trajtohen me ndihme ekonomike. 750 familje te cilet marrin ndihme ekonomike dhe 500 persona me aftesi te kufizuara pothuajse çdo dite i drejtohen dyerve te bashkise per te marre te njejten pergjigje “nuk ka para”.

Sipas kryetarit te bashkise z.Dritan Bici shkak per kete kolaps ekonomik eshte mungesa e fondeve nga qeveria dhe mosrealizimi i te ardhurave tatimore pasi per shkak te krizes, 60 % e subjekteve private ne qytet nuk arrijne te paguajne taksave vendore.

Qyteti i Gramshit renditet i pari per numrin e te papuneve ne qarkun e Elbasanit. Aktualisht te regjistruar ne zyren e punes figurojne 1360 te papune. Kesaj kategorie prej muajsh tashme i jane shtuar punonjesit e administrates qe nuk paguhen, personat per aftesi te kufizuara dhe ata qe trajtohen me ndihme ekonomike.

Kjo do te thote se pothuajse i gjithe qytetit i Gramshit ka perfunduar ne skamje. Me perjashtim te shendetesise dhe te arsimit ne kete qytet nuk ka asnje institucion tjeter shteteror qe te gjeneroje vende pune.

Top Channel