Gjirokastër, CEZ debitor ndaj ujësjellësit

15/12/2012 00:00

Ndërmarrja e Ujësjellësit në Gjirokastër njofton se kompania CEZ është
një prej debitorëve të saj kryesorë pasi për 8 muaj nuk i ka shlyer
detyrimet. Drejtori i kësaj Ndërmarrjeje Dasho Qeli thote se ujesjellesi
i Gjirokastres ishte i vetmi qe nuk iu shkëput energjia nga CEZ në jug
të vendit, sepse i ka shlyer të gjitha detyrimet për energjinë.

Ujësjellësi Gjirokastër furnizon me ujë të pishëm rreth 2 orë në ditë rreth 6000 abonentë. Specialistët konfirmojnë se koha e furnizimit me ujë të pijshëm është e shkurtër dhe lagje të ndryshme kanë furnizim të ndryshëm por sasia që shpërndahet dhe faturohet shkon në 18 m³ në muaj për cdo abonent.

Abonentët familjarë, sipas bilancit të arkëtimeve shlyejnë faturat e tyre në masën 95% ndërsa kompania CEZ dhe entet shtetërore mbeten problematikë. Gjatë pranverës së vitit 2013 sipas drejtuesve të Ujësjellësit pritet të fillojë zbatimi i një projketi që do të përmirësojë cilësinë e shpërndarjes dhe do të realizojë vendosjen e rreth 5500 matësave  për të faturuar mbi sasinë që në të vërtetë konsumohet.

Top Channel