Kryenin vjedhje në biznese në Korçë dhe Pogradec, në pranga dy persona, shpallet në kërkim një tjetër Në bazë të një studimi të hollësishëm të kryer ndaj shërbimit përmbarimor privat në vendin tonë, Minisria e Drejtësisë konkludon se volumi më i madh i cështjeve që trajtojnë përmbaruesit privatë ka të bëjë me ekzekutimin e kredive të keqia si dhe shlyerja e gjobave të vëna nga gjykatat.
“Nga të dhënat, shumica dërrmuese e rasteve lidhen me kreditë bankare, ku individët kanë dështuar të përmbushin detyrimet dhe kanë lënë garanci sendet. Ka raste që lidhen me ekzekutimin e detyrimeve për dëmshpërblim të kompanive të sigurimit, ka raste që lidhen me detyrimin e pagimit për dëmshpërblim nga marrëdhëniet e punës, ka raste të detyrimeve ushqimore”, thotë Marsida Xhaferrllari, Drejtoreshë e Çështjeve të Drejtësisë.
Së fundmi Ministria e Drejtësisë ka inspektuar 50 përmbarues privatë për të verifikuar se sa ata e përdorin sistemin “Ablis” dhe në bazë të ankesave të qytetarëve.
“Konsistojmë faktin që përmbaruesit nuk përdorinin sistemin elektronik, nuk hidhnin të dhënat, dëmtonin transparencën, bënin të vështirë monitorimin e të dhënave nga ana e Ministrisë së Drejtësisë”, deklaron Xhaferrllari.
Në përfundim janë vendosur gjoba për 20 prej tyre, ndërkohë që ky urdhër i Ministrit të Drejtësisë i firmosur një ditë më parë do të ndryshojë mënyrën si do të inspektohen përmbaruesit privatë, të cilët do të kontrollohen duke plotësuar një formular të veçantë.
Top Channel