Përmbytjet në Durrës, banorët në protestë

10/12/2012 00:00

Dhjetëra banorë të zonës së ish-Kënetës kanë protestuar për shkak të
përmbytjeve që përfshinë këtë zonë nga reshjet e ditëve të fundit.

Të revoltuar ndaj indiferencës së strukturave lokale, ata kërkojnë që të merrën masa për dëmshpërblimin e tyre, pasi jetojnë në kushte të vështira për shkak të mungesës së rrjetit të kanalizimeve dhe përmbytjeve te herepashershme.

Edhe kreu i Keshillit Bashkiak, Indrit Hamiti ka reaguar ndaj situates se krijuar. Ai i siguroi banorët se do të përfshije në mbledhjet e këshillit bashkiak një fond të posaçëm për dëmshpërmbilimin e familjeve të prekura nga përmbytjet, por edhe për zgjidhjen përfundimtare të infrastrukturës.

Përballë situatës emergjente banorët e ish-Kënetës kërkojnë ndërhyrje në zgjidhjen e problemit të tyre, me qëllim që te mos perjetojne te njejtat situata, sa herë që ka reshje shiu.

Top Channel