Durrës, sekuestrohen 256 kg kanabis

10/12/2012 00:00

Policia e Durresit mundi te kape të dielën në mbrëmje një sasi prej 256 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa.

Droga po tentohej për t’u trafikuar drejt Italisë me anë të një kamioni që do të udhëtonte drejt Ankonës. Mbremjen e djeshme ne ore 23.30, u be arrestimi ne flagrancë i shtetasit Agim Ajazaj, 53 vjec, banues ne Koplik  Malesi e Madhe Shkoder.

Arrestimi i tij u be pasi gjate kontrollit te ushtruar ne Piken e Kalimit Kufitar te Portit të Durresit ne automjetin e tij kamion me targa SH 8681 D, ne pjesen fundore te karrocerisë u konstatua nje dhome e vogel e improvizuar, brenda së cilës u gjetën 250 pako me lende narkotike që dyshohet si kanabis sativa. Nga peshimi i lëndës rezultoi se në total ishin 256 kilogramë masë bimore.

Top Channel