Mbi 5000 mësues pa u paguar

08/12/2012 00:00

Mbi pesë mijë mësues, të cilët kanë punuar me kontrata provizore që nga
fillimi i këtij viti mësimor, në shumë shkolla të vendit nuk janë
paguar.

Presidentja e Federates së Sindikatave të Punonjësve të Arsimit, Ana Xheka ka denoncuar jo vetëm mosmarrjen e pagës nga mësuesit, por edhe mospagesën e kuotës së transportit për ta.

“Në pothuajse të gjitha shkollat 9-vjeçare të Shqipërisë, sistemi i mësuesve me kontratë provizore nuk është paguar për shërbimin e ofruar. Në pjesën më të madhe të rasteve as nuk është pajisur me aktet administrativ që sanksionion kjo lloj marrëdhënie, pra statusin e tyre provizor, çka bën të pamundur nga pikëpamja formale edhe kërkesën e tyre për të mundësuar pagesën. Edhe kuota e transportit nuk i është paguar që prej fillimit të këtij viti, shtuar këtu faktin tjetër që kjo kuotë për këtë vit është ulur në krahasim me një vit më parë”, tha Xheka.

Por veç mesuesve jane dhe dhjetra pedagoge te part time ne Universitetin e Durresit, Shkodrës dhe e Elbasanit, të cilët nuk kanë marrë asnjë pagë për vitin akademik 2011-2012.

“Nëse ne jemi në fund të vitit kalendarik 2012 dhe pedagogët e sistemin part time në disa universitete publike të vendit nuk janë paguar ende për shërbimin e tyre të ofruar për vitin akademik 2011-2012, cka do të thotë për vitin akademik që ka përfunduar në qershor të vitit 2012”, thotë Xheka.

Sindikalistet i kerkojne Ministrise së Arsimit, rektorateve te universiteve dhe drejtorive arsimore te zbatojne detyrimet e pagave te papaguara ne perputhje me punen dhe kohen e kryer.

Top Channel