Tiranë, pranga pesë ish të përndjekurve

07/12/2012 00:00

Policia e Tiranës ka arrestuar mëngjesin e së premtes pesë ish-të
përndjekur politikë, mes të cilëve mendohet se janë edhe Skënder Tufa
dhe Agim Kollçaku, pjesëmarrës dhe organizatorë të grevës së urisë.

Ish të përndjekurit janë shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr. 3, pasi mendohet se ishin duke organizuar një tubim paqësor për të kërkuar të drejtat e tyre.

Përfaqësues të kësaj shtrese janë shoqëruar disa herë në polici, ndërsa një nga rastet ishte ditën e ardhjes në vendin tonë të sekretares amerikane të shtetit, Hillary Clinton, kur një grup ish të përndjekurish që ishin mbledhur para parlamentit, u shoqëruan të gjithë në polici.

Top Channel