Vetëm gjatë këtij viti janë shënuar plot 22 gra dhe vajza që kanë humbur
jetën, si pasojë e dhunës që burrat kanë ushtruar ndaj tyre.

Asnje nga dhunuesit nuk është ndëshkuar, ndaj në emer të grave, dhjetra pjesëtare të shoqërisë civile kanë kryer një marshim paqësor, ku kanë kërkuar zbatime të ligjeve dhe ndëshkim kapital për dhunuesit.

“Eshtë rritur numri i viktimave të dhunës në familje që kërkojnë një urdhër mbrojtje, siç është rritur në mënyrë alarmante si asnjëherë tjetër në 2012, kemi rastin e 22 viktimave që kanë humbur jetën si pjesë e dhunës në familje, një shifër që nuk kishte ndodhur ndonjëherë më parë në këto 20 vite demokraci. Një nga arsyet se përse është rritur në mënyrë alarmante, qoftë edhe numri i atyre që njerëzve që denoncojnë, qoftë edhe numri i viktimave që kanë humbur jetën, vjen nga kultura e mosndëshkueshmërisë që ne kemi në Shqipëri”, thotë kryetarja e Bordit të Qendrës së Këshillimit për Gra dhe Vajza, Iris Luarasi.

Numri i grave te dhunuar po rritet pasi ligjet nuk po zbatohen.

“Zbatimi dhe bashkëpunimi i gjithë aktorëve të shoqërisë shqiptare, që nga institucionet shtetërore, policia, Ministria e Punës, gjykatat, prokuroria, shoqatat janë në vërtetë në pikë të hallit dhe ndaj ne jemi këtu për të tërhequr vëmendjen dhe për të bërë një apel që të gjithë së bashku duhet të luftojmë dhunën. Nuk mund të jetë një i vetëm”, thotë Sevim Arbana, presidente e UAW.
 
Statistikat tregojne se nje ne tre gra eshte e dhunuar, ndaj sot kerkohet, zbatimi i ligjit.

Top Channel