Ashtu sikurse çdo muaj dhjetor, Top Channel ka hapur sondazhin në faqen e
tij të internetit për përzgjedhjen e personazhit më të spikatur të
vitit nga publiku.
“Sikurse edhe në vitet e shkuara edhe këtë vit sondazhi është i ndarë në dy faza, faza e parë ku secili është i lirë të propozojë pesë emra dhe faza e dytë, ku 10 emrave më të votuar gjatë fazës së parë iu bashkangjiten 10 emra të përzgjedhur nga Top Channel për të shkuar në votimin final me 20 emra, ku secili ka të drejtë të zgjedhe vetëm një alternativë”, tha webmasteri e faqes zyrtare të Top Channel, Igli Gjelishti.
Faza e pare e sondazhit me pese zgjedhjet e publikut do te vazhdoje deri me date 18 dhjetor. Faza e dyte me sygjerimet e Top Channel do te nise nga 19 dhjetori deri me 30. Diten e fundit te vitit, ne edicionin qendror te lajmeve do te behet i ditur emri i personazhit fitues. Ky eshte viti i tete qe Top Channel organizon kete sondazh.
Top Channel