Reshjet e dendura te diteve te fundit dhe shfrytezimi pa kriter i
inerteve ne shtratet e lumejve po rikthejne perseri problemin e
gerryerjeve te tokave bujqesore.

Zona e Suloves karakterizohet nga erozioni i larte, por kohet e fundit shtrati i lumit Devoll nuk po kursen as zonen kodrinore. Nga 7 fshatrat ne komunen e Mollasit te rrethit te Elbasanit 5 prej tyre shtrihen pergjate shtratit te lumit Devoll i cili ka perpire dhjetera hektare toke duke demtuar me shume se 70 familje.

Fermeret i jane drejtuar komunes te marre masa per parandalimin e mocalizimit te tokave te tyre.

Shfrytëzimi i materialeve inerte në mënyrë të paligjshme nga shtretërit e lumenjve prej kohesh vazhdon të jetë problem ne shume zona te vendit.
 

Top Channel