Sekuestrohen 1 milion euro pasuri kriminale
05/12/2012 19:20
Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri të ditur se, gjatë një operacioni të koduar me emrin “Tirona” ekzekutoi vendimin e gjykatës për vendosjen e sekuestros preventive të pasurive të paluajtshme me vlerë rreth 1 milion euro shtetasit Migert Shkëmbi Tafa.
Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i një hoteli 3-katësh, një dyqan dhe një zyrë. Sekuestrimi, sipas njoftimit, u bë pas një hetimi intensiv 4-mujor të prokurorisë së Tiranës, nën akuzën e pastrimit të produkteve që përbëjnë vepër penale.
Sipas hetimit, këto pasuri janë blerë me të ardhura me origjinë kriminale të trafikut të narkotikëve. Tafa është dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda me 4 vjet e 8 muaj burg.
Top Channel