Pa kaluar shumë kohë nga vendimi i Gjykatës së Krimeve të Rënda për
dosjen Remzi Hoxha, dy të akuzuarit e organit te hetimit Avni Koldashi
dhe Arben Sefgjini i jane drejtuar me ankimim Gjykates se Apelit.
Sefgjini dhe Koldashi kundershtojne qendrimin qe mban gjykata duke
pohuar se ata kane kryer veprime te palijgshme por veprat e tyre
amnistohen e per kete gjykimi ndaj tyre pushohet.

Sipas ankimeve në fjalë, avokatet kerkojne nga apeli pafajesi per shkak sepse nuk provohet qe dy personat e mersiperm jane te implikuar ne kete çeshtje dhe jo sepse ata përfitojne nga amnistia e 2007. Por ndersa Sefgjini dhe Koldashi kerkojne ne kete menyre deklarimin te pafajshem, avokati i ish-zyrtarit tjeter te SHIK-ut i shpallur ne kerkim Ilir Kumbaro ka apeluar duke ju referuar nje tjeter problemi sipas tij. Sipas avokatit te Kumbaros, Vojo Bregu ne momentin qe per Ilir Kumbaron i denuar me 15 vjet burg ne mungese gjykata ndryshoi kualifikimin e vepres penale, ne kete çast nuk jane krimet e renda kompetente per gjykimin e veprave penale te kryerjes se veprimeve arbitrare, si dhe te tortures me pasoje vdekjen e biznesmenit Remzi Hoxha.

Nderkohe nga ana e saj Gjykata e Krimeve te Renda ka zbardhur vendimin prej 180 faqesh per kete maratone gjyqesore qe zgjati me shume se kater vjet. Sipas kendvështrimit te gjykates veprimet e te pandehurve Arben Sefgjini, Ilir Kumbaro dhe Avni Koldashi janë kryer në kuadër të detyrës e të funksionit që ata kanë pasur në strukturat e Shërbimit Informativ Kombëtar, të ndërgjegjshëm se po evitonin një rrezik që i kanosej interesave të shtetit shqiptar dhe se qellimi i tyre ka qene te nxjerrin informacion nga tre te demtuarit, pra sipas gjykates ne kete rast nuk behet fjale per rrembim personi por per privimim te lirise”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB