Ulja e temperaturave ka sjellë krijimin e akullit në rrugët nacionale.
Më problematike është situata në aksin Peshkopi-Tiranë, si dhe në disa
rrugë të qarkut të Korçës, si në Qafën e Qarrit.

Në Bulqizë në akset Bulqizë-Maqellarë, Ura e Çereneci-Librazhd, Bulqize-Kraste lëvizet vetëm me zinxhirë dhe me mjaft vështirësi prej pranise se akullit, me shume veshteresi dhe me zinxhire levizet ne aksin Ura e Çerenecit-Ostreni madhe dhe Ostren i Vogel.

Probleme ka dhe ne komunen Trebisht. Prania e akullit ka krijuar probleme ne Qafen e Buallit. Policia ka ndaluar levizjen e mjeteve pa zinxhire ndersa drejtuesit e mjeteve ankohen se ne rruge nuk eshte hedhur as skorje dhe as kripe.

Korçë, vështirësi në lëvizje

Reshjet e bores kane krijuar veshtiresi ne qarkullimin e mjeteve thuajse ne pjesen me te madhe te qarkut te Korçes. Disa prej akseve nacionale paraqesin veshtiresi ne qarkullim edhe pse reshjet e bores nuk kane qene te nje intensiteti te larte. Problematik ne mengjesin e se merkures ka qene aksi Korçë-Kapshtice ku prej fshatit Zemblak e deri ne piken doganore trashesia e bores ka qene e madhe dhe automjete kane mundur te levizin me veshtiresi me zinxhire.

E njejta situate vijon te mbetet ne aksin Korce-Erseke ku qafa e Qarrit eshte e kalueshme vetem  me zinxhire per shka edhe te ngruicave. Eshte hapur fshati turistik i Dardhes i cili ka qene i bllokuar dhe tani mjetet mund te levizin vetem me zinxhire per tiu drejtuar kesaj pike turistike. Reshje bore ka pasur edhe ne Voskopoje, por rruga atje eshte e hapur dhe shkohet me me teper lehtesi. 

Top Channel