Pas mëse 470 personave që lanë ambientet e burgjeve nga Amnistia e
Pavareësisë, efektet e Ligjit të Amnistisë tashme po ndihen edhe në
Gjykata.

Top Channel ndoqi disa nga keto procese penale shumica e te cilave jane per vjedhje te thjeshta, vjedhje te energjise elektrike, fyerje, mosdhenie e mjeteve per jetese, si dhe mjaft vepra te tjera penale qe hyjne tek kundravajtjet penale, per te cilat Prokuroria po deklaron heqjen dore nga gjykimi per shkak te amnistise e per pasoje pushimin e gjykimit.

Top Channel ndoqi nje proces gjyqesor, i cili ishte nje prag te dhenies se pretences, por Prokuroria kerkoi pushimin per shkak te amnistise. Behet fjale per 21-vjeçarin Roland Peraj, i arrestuar pas denoncimit te te dashures se tij 18-vjeçare, e cila pretendoi se ai e kishte dhunuar duke i fikur cigare ne trup, ndersa sipas saj per disa ore i kishte kufizuar lirine duke e lidhur ne nje karrige. Duke qene se akuza e heqjes se paligjshme te lirise eshte aministuar prokurori kerkoi pushimin e çështjes.

E njejta situate pritet te paraqitet edhe ne Gjykaten e Apelit ku Prokuroria do te heqe dore nga ankimi per keto vepra te amnistuara, nderkohe qe nuk ka nje parashikim te sakte se sa do te ndikoje kjo amnisti ne uljen e volumit te çeshtjeve qe ndodhet ne duart e gjyqtareve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB