Fier, pranga teknikëve të një pallati
04/12/2012 00:00
Policia e Fierit arrestoi në flagrancë mbrëmjen e së martës dy persona, nën akuzën e vrasjes së një gruaje të moshuar.
Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave në pranga ranë shtetasit Kodhel Aliu, manovrator skrapi dhe Artur Tafa, drejtues teknik në ndërtimin e një pallati.
Sipas burimeve, dy personat në fjalë, teksa punonin tek pallati në ndërtim në lagjen 16 Prilli, shembën një mur që zuri nën vete gruan 62-vjeçare, e cila humbi jetën.
Ndërkohë, një person tjetër, shtetasi Zakoll Tafa, pronar i pallatit në ndërtim, është shpallur në kërkim për pjesëmarrje në vrasje.
Top Channel