Deklarimet provokuese të peshkopit

04/12/2012 00:00

Metropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, Amfollihije Radovicka ka bërë deklarime provokative gjatë një vizite në Shqipëri.

Ai ka qenë në zonën e Vrakës në Malësi të Madhe dhe fshatin Bardhaj për të nderuar ushtaret serbe të vrarë në vitet 1912-1914, gjatë luftrave ballkanike dhe pushtimit malazez të Shkodrës.

”Ne jemi pelegrinë dhe kemi ardhur të vizitojmë vendet e shenjta që datojne që nga kohërat e Apostujve të Krishtit. Kemi ardhur për të vizituar varrezat e ushtareve serbë të rënë gjatë Luftës Ballkanike, të cilët luftuan kundër pushtuesit osman. Këta ushtarë, së bashku me të tjerë, kanë sakrifikuar vetën për çlirimin e Shqipërise. Këtu në Bardhaj kanë rënë mëse 10 mijë ushtarë serbë. Une do të doja të thoja edhe diçka tjetër, se ata kane rënë në kohën kur Shqiperia shpalli pavarësinë, në atë moment vendimtar historik për lirinë e vendit”, deklaroi Amfilohije Radovicka.

Metropoliti i Kishës Ortodokse Serbe në Mal të Zi, njihet si kundërshtari i shqiptarve dhe pavarësisë së Kosoves.

Ai mallkoi publikisht para turmes qeverinë malazeze që njohu Kosovën dhe u bë frymëzim për ekstremistët serbë që sulmuan instutucionet në Malin e Zi. Prifti serb e ka kthyer në një traditë pelegrinazhin në Shqiperi tek varrezat e ushtarëve serbë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB