Dëborë dhe ngrica në veri dhe juglindje të vendit

04/12/2012 00:00

Reshjet e borës kanë krijuar vështirësitë e para të qarkullimit edhe
në qarkun e Korçës. Qafa e Qarrit, por edhe disa nga rruget nacionale
paraqesin vështirësi në qarkullim për shkak të shtresave të akullit, të
cilat janë krijuar pas reshjeve të borës një ditë më parë dhe me uljen e
temperaturave.

Edhe fshati turistik  i Dardhes mesohet te jete i bllokuar pasi trashesia e debores atje i ka kaluar 30 centimetra ndersa nderhyrja me mjete borepastruese dhe kripe ka qene disi e veshtire. ulja e temperaturave minimale deri ne -4 grade ne qytet ka sjelle edhe krijimin e shtersave te holla te akullit te cilat jane shoqeruar me problematiken e tyre.

Probleme ka pasur edhe pergjate aksit rrugor Korce-Kapshtice ku mjetet kane qene te detyruara te levizin me zinxhire ndersa sipas informacioneve ka pasur edhe disa rreshkitje te mjeteve te tonazhit te rende. Sipas te dhenave parashikohet qe ditet ne vijim te sjellin edhe reshje intensive bore, te cilat shoqerohen me problematiken e tyre.

Edhe në veri të vendit, në zonën e Malësisë së Shkodrës, reshjet e dëborës
kanë krijuar vështirësi në lëvizje dhe për këtë arsye policia kërkon nga
drejtuesit e mjeteve përdorimin e zinxhirëve.

Situata më e rënduar është në zonën e Pukës, ku më problematike janë akset e njohura tashmë.

Rruga Pukë-Qafë Shllak-Qafë e Malit ka një trashësi dëbore deri në 50 centimetra, rruga Gjegjan-Fushë Arrëz 30 centimetra dhe Selcë-Vermosh-Malësi e Madhe 40 centimetra.

Në qytetin e Pukës dhe Fushë Arrëz trashësia e dëborës është 10 centimetra. E njëjta situatë është edhe në qarkun e Kukësit, ku problematike është gjendja në rrugët që lidhin Tropojën, si nga Komani ashtu edhe nga rruga Tropojë-Has.

Për disa orë ka patur bllokim të lëvizjes edhe në Rrugën e Kombit, për shkak të mjeteve të rënda pa zinxhirë që kanë lëvizur shumë ngadalë nga frika e rrëshqitjes në rrugë.

Në Dibër reshjet kanë qenë të menjëhershme dhe raportohet se ka vështirësi në shumë rrugë rurale, por edhe në akset nacionale, ku kërkohet përdorimi i zinxhirëve.

Problematik është edhe aksi Peshkopi-Bulqizë, por edhe rruga në drejtim të Burrelit. Shumë drejtues mjetesh janë zënë të papërgatitur nga reshjet që erdhën menjëherë pas disa ditëve të ngrohta.

Top Channel