Sa pak argëtohen shqiptarët

02/12/2012 00:00

Shqiptarët harxhojnë fare pak kohe për t’u argëtuar apo për t’u marrë me
punë vullnetare. Studimi i fundit i INSTAT-it,i mbeshtetur nga UNFPA
tregon se popullsia e moshës nga 20 deri në 74 vjec shpenzon vetëm 1
minutë për argëtim dhe vetëm 2 deri në 3 minuta në punë vullnetare për
të ndihmuar të tjerët, në ditë.

Por edhe leximi dhe sporti jane fusha ku shqiptaret harxhojne pak kohe. Ne studim rezulton se vetem 5 deri ne 8 minuta ne dite, i kushtohet leximit. Sporti ze nje hapesire me te madhe tek meshkujt, te cilet dy here ne jave harxhojne mesatarisht nga 20 deri ne 27 minuta kohe per t’u marre me aktivitete sportive. Ne kete studim rezulton se femrat dhe meshkujt ne Shqiperi kane nje diference te larte mes punes se paguar dhe asaj te papaguar.

Meshkujt harxhojne 69% te kohes ne pune te paguar ndersa femrat 38% te kohes. Ndryshimi me i madh ndihet ne shtepi, ku femrat harxhojne gati 2 ore e 30 minuta per gatim ne dite, rreth 2 ore per pastrim dhe hekurosje. Ne krahasim me meshkujt atyre u duhet te harxhojne shume kohe me menaxhimin e puneve ne familje, por edhe per kujdesin ndaj femijeve. Edhe pse vitet e fundit eshte rritur ndjeshem koha qe baballaret kalojne me femijet e tyre, per argetim apo per studim serish jane femrat ato qe mbajne barren e puneve ne shtepi dhe perkujdesjen ndaj femijeve. Ato gjithashtu i kushtojne me shume kohe punes se papaguar sesa asaj te paguar.

Studimi tregon se femrat me femije te vegjel punojne mesatarisht dy deri ne tre ore me shume sesa meshkujt. Por ne dite te vecanta rezulton se femrat qe kane femije me te vegjel se 7 vjec, dhe qe u duhet te punojne tete ore cdo dite, punojne gati pese ore ne dite pune te papaguar duhe i cuar ne 17 oret e punes.

Shqiptaret, si femra dhe meshkujt harxhojne me shume kohe per te fjetur dhe per te ngrene ne krahasim me vende si Sllovenia dhe Suedia. Gati 12 ore te dites, harxhohen per fjetje, ngrenie dhe higjiene personale.

Top Channel