Opozita përforcon denoncimin mediatik të demtimit të monumentit të “5
Heronjve të Vigut” në Shkodër. Deputetë të Partisë Socialiste dhe
veteranë të Luftës Nacional Çlirimtare ishin pranë vendit të ri ku
qëndron tashmë ky monument, pasi Bashkia e qytetit verior e zhvendosi
atë nga qendra e Shkodrës. Opozitaret e cilësuan aktin e dëmtimit për
skrap dhe mosreagimin e autoriteteve lokale dhe policore, si dhunimin e
dytë që i bëhet monumentit.
“Realiteti që shohim sot është shokues. “5 heronjtë e Vigut” qëndrojnë të heshtur, të braktisur, të përdhosur, në një periferi, në një cep plehrash ku i vendosën gjatë dhunimit të tyre të parë, ku me një vendim absurd të Këshillit Bashkiak, i larguan nga qendra e qytetit”, tha deputetja socialiste Paulina Hoti.
Por monumenti i “5 Heronjve të Vigut” nuk është i vetmi që është dëmtuar nga mungesa e kujdesit dhe harresa e pushtetit, jo pa qëllim thanë përfaqësuesit të opozites.Bustet e shumë dëshmorëve po dëmtohen e po zhduken pa gjurmë shtuan ata.
“Në Shkodër prej kohësh janë dhunuar dhe më pas hequr pa e ditur se ku kanë përfunduar monumenti i Luftëtarit Partizan tek Varrezat e Dëshmorëve, bustet e Qemal Stafës, Perlat Rexhepit etj, pa folur për pllakat përkujtimore e lapidarë të ndryshëm. Janë shkatërruar monumente të rëndësishme të kulturës së historisë së popullit tonë, një dorë e fshehtë e nje mendje djallëzore, po kërkon cdo ditë t’ia heqë Shkodrës monumentet dhe bustet, që do të thotë t’ia heqin asaj identitetin kulturor dhe historik, duke ia dëmtuar kujtesën historike”, theksoi Hoti.
Monumenti i “5 Heronjve të Vigut” në kujtim të heronjve të popullit Ahmet Haxhia, Naim Gjylbegu, Ndoc Mazi, Hydajet Lezha dhe Ndoc Deda u demtua per marrjen e pjeses metalike per skrap. Vendi ku eshte vendosur monumenti i 5 heronjve prane Varrezave te Deshmorëve te Shkodres, ku gjithashtu prehen Migjeni, Luigj Gurakuqi, Pashko Vasa, Manush Alimani e shume patriote e deshmore te tjere eshte kthyer prej vitesh ne nje vend, ku mblidhen dhe digjen mbeturinat e qytetit.
Top Channel