ANTA certifikohet sipas standardeve të KE-së

30/11/2012 00:00

Agjencia Nacionale e Trafikut Ajror është certifikuar sipas standardeve
të Komisionit Evropian, si dhe pesë standardeve të sistemit të integruar
të cilësisë ISO, duke përmbushur kështu objektivat për një kontroll
cilësor të hapësirës ajrore shqiptare.

Në ceremoninë e certifikimit, ministri i Ekonomisë Edmond Haxhinasto dhe ai i Transporteve Sokol Olldashi theksuan rëndësinë e një shërbimi sa më cilësor për qytetarët, por me kosto më të ulët se aktualisht.

“Dëshiroj të vlerësoj sot edhe këtë partneritet që ju keni, partneritet që e ka bërë Shqipërinë, si një faktor shumë të besueshëm, të konsoliduar në dhënien e këtyre shërbimeve cilësore në kontrollin e trafikut ajror”, tha Haxhinasto.

“Duke patur parasysh që finalja është shërbimi ndaj qytetarëve, unë besoj që është momenti që këto shërbime tashmë shumë cilësore të shikojmë mundësinë t’i bëjmë me kosto më të ulëta”, tha Olldashi.

Certifikimi i Agjencisë Nacionale të Trafikut Ajror është bërë nga përfaqësuesit e Quality Group Austria.

 

Top Channel