Napolitano uron shqiptarët për pavarësinë

28/11/2012 13:10

Presidenti i Italisë, Giorgio Napolitano, iu bashkua listës së gjatë të krerëve të shteteve që i adresuan urime zyrtare vendit tonë me rastin e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar.

”Dëshiroj të përgëzoj Shqipërinë për progresin e arritur së fundmi dhe procesin e afrimit me Bashkimin Europian. Italia mbështet dhe inkurajon fuqimisht vazhdimin në këtë rrugë të virtytshme. Me këto ndienja, formuloj urimet e mia më të mira për ju personalisht dhe të gjithë popullin shqiptar”, niste mesazhi drejtuar Nishanit.

Kreu i shtetit italian, në fjalën e tij të urimit vuri në dukje “historinë e ndërlidhur të dy popujve që në kohërat e antikitetit. Sot, interesat dhe raportet tona të ndërsjellta ushqehen mbi vlera dhe objektiva të njëjtë, në angazhimet në forumet ndërkombëtare dhe në gjirin e Aleancës së Atlantikut Verior”.

Top Channel