Pasagjerët therin me thikë fatorinon e furgonit

26/11/2012 00:00

Krimi godet sërish kryeqytetin. Një ngjarje e rëndë është shënuar
pasditen e sotme në zonën e Zogut të Zi, kur katër persona ende të
paidentifikuar nga policia, pasagjerë në një furgoni të linjës
Tiranë-Durrës kanë qëlluar me thika faturinon 17-vjeçar.

Shkak për sherrin  është bërë pagesa e biletës, që me sa duket autorëve iu është dukur e kripur. Nga hetimet paraprake mësohet se autorët e ngjarjes kanë hipur në furgon në zonën e stacionit të Trenit dhe kur kanë arritur përballë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, njëri prej pasagjerëve ka kërkuar të zbresë.

Ai i ka kërkuar shoferit të ndalojë furgonin dhe më pas ka refuzuar kërkesën e fatorinos, 17-vjeçarit Julian Çuni, për të paguar 1500 lekë. Adoleshenti i ka kërkuar të paguajë biletën e plotë, por pasagjeri, të cilit i janë bashkuar dhe tre persona të tjerë, ka reaguar dhunshëm. Ata kanë nisur të qëllojnë me grushte 17-vjeçarin dhe më pas kur kanë zbritur, e kanë qëlluar me thikë.

Pas kësaj ata janë larguar nga vendngjarja, duke lënë të shokuar shoferin dhe pasagjerët e tjerë të furgonit. I riu është transportuar menjëherë për në spitalin Ushtarak, por nuk ka mundur tu mbijetojë plagëve të rënda. Policia  ka nisur hetimet dhe  po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB