Një 50-vjeçar nga fshati Pistull i Lezhës ka gjetur vdekjen mbrëmjen e së shtunës si pasojë e përplasjes nga një automjet.
Në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, të cilat e kanë identifikuar viktimën si shtetasi Dede Kulli.
Ndërkohë, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe agjentët po punojnë për identifikimin dhe kapjen e tij, si dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Ndërkohë, gjatë orëve të pasdites, një tjetër aksident rrugor u regjistrua në rrugën e Kavajës në kryeqytet, për fat të mirë pa shkaktuar viktima.
Burime policore bënë të ditur se një veturë tip “Benz” me targa italiane u përplas me një furgon në afërsi të pallatit me shigjeta.
Sipas burimeve, nga përplasja mbetën të plagosur lehtë tre persona, ndërkohë që u dëmtuan makinat, përfshirë dy të parkuara.
Më herët gjatë javës, paraditen e së martës, një aksident i rëndë rrugor në autostradën Tiranë-Durrës i mori jetën 22-vjeçares, Valentina Serlina.
Automjeti ku 22-vjeçarja udhëtonte si pasagjere u përplas me një kamion dhe nga forca e impaktit ajo gjeti vdekjen, ndërsa drejtuesi i mjetit mbeti i plagosur.
Top Channel