Busti i heroit Shahin Toçi, në Burrel

24/11/2012 00:00

Në qytetin e Burrelit u vendos busti i Heroit Kombëtar Shahin Toçi, i
cili në vitin 1939 nuk u betua për flamurin fashist në Romë, ku ndodhej
me studime.

Përballë autoriteteve italiane ai u kërkoi të gjithë studentëve shqiptarë të kohës që të mbronin Flamurin Kombetar dhe kjo gje i kushtoi edhe jeten.

“Akti i Shahin Tocit, i kapërseu malet e kësaj treve dhe u shtri dhe bëri jehonë në të gjithë Shqipërinë dhe më gjerë”, tha Adelina Farrici, kryetare e Bashkisë së Burrelit.
 
Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, tha se duhet vleresuar ne maksimum kontributi i dhene nga figura te shquara historike dhe atdhetare si Shahin Toçi.

“Nuk ka ditë më të përshtatshme për të kujtuar dëshmorët e vendit, për të kujtuar ata burra që sakrifikuan dhe dhanë jetën e tyre për këtë vend dhe një nga këta burra ishte edhe Dëshmori i Kombit Shahin Toci”, tha Imami.

Me pas Kryetarja e Bashkise Farrici dhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami, zbuluan bustin e Heroit Kombetar, “Shahin Toçi”, ne ceremoni ishte i pranishem edhe Artisti i Populli Reshat Arbana, si edhe grupe nga artistike nga Vlora, Bureli dhe Mirdita.

Top Channel