Lezhë, dy vjet burg Shullazit dhe Arrizajt

23/11/2012 17:10

Gjykta e Lezhës dha të premten vendimin për shtetasit Emiljano Shullazi dhe Edison Arrizaj, të cilët u arrestuan për armëmbajtje pa leje.

Gjyqtarja e çështjes, Parashqevi Ademi, pas disa seancash vendosi burgim me dy vjet me kohë të shkurtuar në një të tretën.

Shullazi është një personazh i njohur për policinë, për shkak se është arrestuar disa herë për vepra të ndryshme penale.

Për herë të fundit ai u arrestua pesë muaj më parë dhe u mbajt në Lezhë, ku dhe u gjykua për armëmbajtje pa leje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA