Bushat, lidhen mes tyre katër fshatra

22/11/2012 20:00

Banorët e fshatrave Mali i Jushit, Hoten, Kukel dhe fshati i ri në komunën Bushat, në Shkodër, tashme mes tyre lidhen me një rrugë të re të asfaltuar.

Në këto fshatra jetojnë të paktën 6 mijë banorë, puna kryesore e të cilëve është bujqësia. Rruga, një investim i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, lidh këto fshatra edhe me aksin nacional Lezhë-Shkodër.

“Mendoj se është një investim i vlefshëm jo vetëm për ndikimin social-ekonomik, por edhe sepse do t’u japë mundësi lidhjeje me akset nacionale, me komunat e Velipojës e rrjetet e tjera”, deklaron Benet Beçi, drejtor ekzekutiv i Fondit.

Në dy vitet e fundit në këtë rajon janë rikonstrukuar ose janë në proçes zbatimi 80 km rrugë dytësore dhe lokale. Ndërkohë, pritet fillimi i punimeve për rrugën Dajç-Dragushë, Shkodër-Shirokë, rruga nacionale-Dajç dhe rruga bregdetare Velipojë-Shëngjin.

Top Channel