Berisha: ‘Ismail Qemali’ modeli i shkollave në 2013

22/11/2012 00:00

Kryeministri Sali Berisha ishte me nxënësit dhe mësuesit e shkollës
“Ismail Qemali” në Tiranë, në ditën e 50-vjetorit të themelimit të
gjimnazit që mban emrin e burrit të shtetit, që shpalli Pavarësinë në
Vlorë.

Gjimnazi “Ismail Qemali” vazhdon te jete nje nga shkollat me te mira te mesme ne vend, ku mesimdhenia me mjete moderne dhe dixhitale eshte shnderruar nje nga format e zakonshme te mesimit. Kryeministri Berisha i cili e njeh mire kete shkolle, per shkak se mbesa e tij e madhe eshte nxenese atje, u shpreh se ndjehet krenar per çdo arritje te çdo nxenesi shqiptar ne fushen e dijes, duke siguruar te rinjte dhe mesuesit per investime te reja qe rrisin cilesine e arsimit ne Shqiperi.  

“Gjimnazi juaj mban emrin e njërit prej burrave më të shquar të kombit shqiptarë të të gjitha kohërave. Si shqiptarë i detyrohemi këtij burri më shumë se kujtdo  tjetër  në historinë e tyre, por unë jam i sigurtë se, sikur të ishte sot midis nesh, ai do të ndihej krenare me te gjithë ismailsat, të cilët me mendjen, me punën me përkushtimin e tyre po bëjnë dhe kanë bërë realitet ëndrren më të bukur të rilindësve tanë”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha i njohu te rinjte, te cilet jane perdoruesit me te medhenj te internetit dhe formave te reja te komunikimit elektronik, me projektin e qeverise se tij per Shqiperine dixhitale, si nje nga rruget me te sigurta per zhvillimin e vendit. pjese e ketij projekti eshte dhe linja e re e internetit me baze te gjere, qe pervec shpejtesise disa here me te larte te aksesit ne internet, synon qe se shpejti te ule edhe çmimet e perdorimit te internetit ne Shqiperi.

“Në autostradën  e re dixhitale me kurrizoren  kombare që kemi ndërtuar do të bëjmë cdo gjë të pjesëtojmë disa herë çmimin e interneteit për ju, në mënyrë që të lundroni në internet me çmimet më të uleta, ne facebook, skype,  viber, Whats app për të komunikuar. Në tërë përpjekjen tonë ne besojmë se investimi në mendjet tuaja, është investimi më i mirë është investimi më i rëndësishme për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e shoqërisë shqiptare”, tha Berisha.

Top Channel