Policia italiane ka arrestuar Jetmir Llanin, i cili akuzohet për vrasjen
e Gentjan dhe Mark Shkretës, në Mamurras. Prangosja e Llanit është bërë
në Firence të Italisë dhe ka qenë polica italiane ajo që e ka
konfirmuar arrestimin e të kërkuarit nga drejtësia shqiptare për dy
vrasje dhe 1 plagosje.

Historia e familjeve Llani dhe Shkreta nisi me vrasjen e djalit 9 vjeçar të të arrestuarit, në qershor të këtij viti, vrasje për të cilën janë në burg dy pjesëtarë të tjerë të familjes Shkreta.

Pas këtij momenti, Jetmir Llani u betua mbi varrin e të birit se do të hakmerrej dhe zinxhiri hakmarrjeve brenda një kohe të shkurtër mori edhe dy jetë të tjera. Jetmir Llani akuzohet se ka vrarë për hakmarrje Gentian Shkretën dhe babanë e tij Mark Shkreta, ndërsa ka plagosur edhe vëllanë e tij, Emanuel Shkreta.

Top Channel