Tre persona me maska dhe armë grabiten mëngjesin e të mërkurës një
kambist në qytetin e Durrësit. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Aleksandër
Goga”.

Shtetasi Agim Balla ka qenë duke dalë nga pallati i tij për të shkuar në punë kur është sulmuar nga persona të armatosur të cilët megjithë rezistencën e tij kanë mundur t’i marrin çantën në të cilën ndodhej një shumë e konsiderueshme parash dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një automjet të tipit BMW.

Drejtoria e policisë së Durrësit në njoftimin e saj të parë për ngjarjen ka dhënë një tjetër version, që flet për vjedhjen e një çante me para nga një person i paarmatosur dhe pamaskuar që është larguar nga vendngjarja.

Policia deklaron se janë vetëm pretendimet e të dëmtuarit për grabitje me armë, pasi në vendin e ngjarjes nuk është qëlluar dhe nuk ka as gëzhoja.

Top Channel