Burrel, 23-vjeçari i zhdukur gjendet i masakruar

20/11/2012 19:30

Është gjendur i masakruar trupi i pajetë i 23-vjeçarit Fatjon Barmetaj, zhdukja e të cilit ishte denoncuar tre ditë më parë nga familjarët.

Lajmin e bënë konfirmuan burime zyrtare të Policisë së Matit, pasditen e së martës.

Trupi u pajetë u gjet fillimisht nga disa kalimtarë të rastit në një zonë rurale pranë Burrelit dhe pas sinjalizimit të policisë, forcat e rendit verifikuan identitetin e viktimës si i riu Barmetaj.

Dëmtimet e shumta dhe të qarta në trupin e viktimës, bëjnë që paraprakisht të dyshohet vetëm për pistën e vrasjes.

23-vjeçari, i cili punonte dhe jetonte në Tiranë, ishte nisur drejt Burrelit për të takuar familjarët e tij tre ditë më parë, por nuk kishte mbërritur kurrë në shtëpi.

Aktualisht, policia është duke hetuar mbi konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur 23-vjeçari dhe që mund të kenë shërbyer si motiv për kryerjen e këtij krimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA