Opera “Scanderbeg” e kompozitorit te njohur italian Vivaldi, eshte vene
ne skene per here te pare ne Shqiperi pasditen e se djeles ne Teatrin
Kombetar te Operas dhe Baletit.
Vepra nuk ishte interpretuar me pare edhe ne bote, qe prej premieres se saj ne teatrin ” La Pergola” te Firences ku hapi sezonin koncertor ne vitin 1718. Kjo edhe sepse asaj i mungonin disa pjese. Pas nje restaurimi te gjate e te kujdesshem dhe fale ndihmeses se dhene nga kompozitori italian Francesco Venerucci, pjeset e munguara jane plotesuar, duke e sjelle vepren me te plote ne kete shfaqje te vecante te saj.
“Eshtë padiskutim vëmendja e madhe e të gjithëve që ne mund të realizojmë shfaqje të vecanta ashtu sic mund të jetë edhe ky projekt i kompozitorit të madh Antonio Vivaldi që ne e prezantojmë sot këtu. NJë ngjarje me një theks të vecantë sa patriotik, po kaq edhe integrues”, thotë Zhani Ciko, drejtor i TOB.
Ka qene vete Maestro Zhani Ciko qe ka marre ne dore dirigjimin e “Scanderbeg-ut”, drames muzikore me dy akte, me libret të Antonio Salvit.
Vepra kulmon edhe listen e organizimeve te Teatrit te Operas me rastin e 100-vjetorit te formimit te shtetit shqiptar. Personazhi i Skenderbeut i eshte besuar Armando Likes. Ngjarjet zhvillohen ne muret e Kalase se Krujes, e cila ishte e rrethuar nga armiku i Skenderbeut, Sulltan Murati. Ushtaret Otomane rrembejne Doniken, te cilen pas peripecive te shumta Skenderbeu e shpeton. Pjesa do te shfaqet ne Teatrin e Operas deri ne daten 20 Nentor.
Top Channel