Edhe pse është qyteti i parë që shpalli Pavarësinë më 25 nëntor 1912 dhe i hapi rrugën shpalljes së Pavarësisë në Vlorë, 3 ditë më vonë, askush nuk kujtohet për rolin e rëndësishëm të Elbasanit.
Kontributi i madh i këtij qyteti njihet nga historianët dhe qytetarët, por jo nga shteti.
Kryetari i Bashkisë, Qazim Sejdini, pranon me keqardhje se qeveria nuk ka parashikuar asnjë qindarkë për festimet në Elbasan dhe as nuk e ka futur këtë qytet në kalendarin e festimeve.
Dhe jo vetëm kaq, sipas axhendës, zyrtarët e lartë nuk pritet të jenë në festime në 25 nëntor.
Zbukurimet e qytetit me rastin e vitit jubilar të 100-vjetorit të Pavarësisë dhe festimet në 25 nëntor do të mbulohen me një fond prej 7,8 mln lekë nga Bashkia e Elbasanit.
Top Channel