Gjirokastër, prezantohet strategjia për arsimin

17/11/2012 00:00

Strategjia kombëtare e arsimit profesional në Shqipëri është prezantuar
prej Ministrisë së Arsimit në Gjirokastër një prej rajoneve potenciale,
ku strategjia planifikon të shtrihen ndikim i saj.

Gjirokastra dhe rajoni jugor kanë kapacitete sipas drejtuesve të Ministrisë së arsimit për aplikimin e programeve të të nxënit gjatë gjithë jetës. Strategjia sipas zevendesministrit Shamata sheh si sfidë madhore mbështetjen me fonde që do të siguronin bazën e nevojshme materiale për të rritur numrin e të interesuarve drejt arsimit profesional.

Sfidë madhore për Ministrinë mbetet gjithashtu finacimi i biznesve personale të të rinjve dhe të rriturve që do të zgjedhin të aftësohen në një prej drejtimeve të arsimit professional.

Gjatë viteve të fundit numri i personave që po zgjedhin arsim profesional në vend të atij të përgjithshëm apo ata që po ndjekin kurset e aftësimit prej Qendrave të formimit profesional ka qenë rreth 20% më i lartë krahasuar me vite më parë. Tregu i punësimit për këta të rinj e të rritur që aftëson mbetet ende i ngurtë në jug të vendit. Prej të rinjve që kanë një diplomë profesionale vetëm 10% arrin të sigurojnë një kredi të butë për çeljen e një biznesi.

Top Channel