Bashkëpunim rajonal, takim mes drejtuesve të kufirit

17/11/2012 00:00

Në piken e kalmit kufitare të Muriqanit është zhvilluar paraditen e së
shtunës takimi nga drejtuesit e policive kufitare të Shqipërise dhe
Malit të Zi, pasi prej një jave në 6 vende të rajonit është zhvilluar
një operacion i përbashkët, për shkëmbimin e eksperiencave, lehtësimin e
lëvizjes dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve.

Ky ka qene qellimi i kesaj nisme, e cila eshte vleresuar si mjaft e vlefshme nga  homologet e dy vendeve. Ne pikat e kalimit kufitar te rajonit Shqiperi, Mali i Zi, Bosnjes, Kroacise, Maqedoni dhe Serbi jane atashuar 30  oficere policie nga 6 vende te rajonit.

Per gjate nje jave ne keto pika eshte bere e mundur sekuestrimi i 31kg droge, 3kg argjend, 85 mije euro te pa deklaruara, 5 dokumenta te falsifikuara dhe 5 emigrante ilegal. Zëvendësdrejtori i Pergjithshem e Policise per Kufirin dhe Migracionin Pellumb Nako ne fjalene tij eshte shprehur se ky operacion i cili ka pasur rezultate konkrete tregon deshiren e  bashkpunimit  mes paleve ne luften kunder krimit te organizuar dhe lehtesimine levizjes se lire.

Nga pala malazeze Drejtori i Kufirit Vesko Vukadinovic kerkoi qe te tilla nisma  te jen sa me te shpeshta ne afrimin e  vendeve dhe ne luften e perbashket kunder trafiqeve.

Top Channel