Berisha viziton Panairin e Librit

15/11/2012 00:00

Në diten e Dyte të Panairit më të madh të librit në vend, Kryeministri
Sali Berisha nuk ishte vetëm një nga vizitoret VIP të tij, por edhe
klient në disa prej stendave, që kanë zënë tre katet e Pallatit të
Kongreseve.

Duke vleresuar veçanerisht botimet historike rreth zhvillimeve dhe personaliteteve te 100 viteve te fundit, Kryeministri Berisha bleu disa prej ketyre botimeve, por nuk harroi te ndalonte edhe ne stendat e librave per femije, ku bleu disa libra per nipat dhe mbesat e tij.

Ne panairin, ku mes 60 mije botimeve jane ekspozuar rreth 1500 tituj te rinj nga shtepi botuese te Shqiperise, Kosoves, Maqedonise dhe Malit te Zi, Kryeministri vuri ne dukje rendesine e botimit te librave te historise se kombit, qe ne kete 100-vjetor vendosin ne piedestalin e merituar te vertetat historike, te shtremberuara gjate regjimit komunist ose te lena ne harrese.

“Këto botime realizuan një nga objektivat më madhorë të shqiptarëve për 100-vjetorin.Këto botime nxorrën të vërtetat historike nga bunkeri hoxhist dhe falsifikimi primitiv i historisë”, tha Berisha.

Per Kryeministrin Berisha panairi i librit eshte ngjarja me kulmore qe nderon jeten kulturore te kombit shqiptar, qe nepermjet shkrimtareve te medhenj si Ismail Kadare apo Fatos Kongoli prezantojne me dinjitet letersine shqiptare ne bote.

Top Channel